Ballina Politika Peleshi ndëshkon Ballukun për mungesat në Kuvend, i mban rrogën, por i...

Peleshi ndëshkon Ballukun për mungesat në Kuvend, i mban rrogën, por i jep karburant dhe telefon për të shkuar në zonë

83
0

Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që Rama e largoi nga Ministritë dhe karrigia e dytë e qeverisë.

Mirëpo, pas heqjes së posteve qeveritare, dhe nën akuzat që i shtohen dita ditës, Balluku ka preferuar të mos vijë në Kuvend, për të shmangur përplasjet me opozitën.

Mungesat e saj kanë bërë që Kuvendi për muajin prill ta penalizojë për 3 seancat plenare që ka munguar.

Siç ka mësuar VNA, Peleshi i ka mbajtur nga paga e prillit zonjës Balluku 310 eur0dhe i ka kaluar 2000 euro pagë bazë në llogari/

Mirëpo, meqë Belinda Balluku është deputete në Fier me vendbanim në Tiranë, asaj i janë paguar edhe 570 euro të tjera, nga të cilat 400 euro karburant dhe 170 euro të tjera për telefon.