Nga Abdurahim Ashiku
Dibranë me parulla të mëdha “PO DIBRËS ! JO SKAVICËS!”
Dibra, në ndryshim nga Zvërneci i Vlorës MBYTET.
Lugina e Drinit të Zi, ndër luginat më pjellore të Shqipërisë shuhet.
Shuhet historia e qëndresave të mëdha dibrane e mbarë shqiptare kundër turqve Osmanllinj, serbëve, bullgarëve, sllavëve të afërm e të largët gjeografikisht. Mbyten shesh betejat (19 nga 24) e shesh fitoret e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mbyten flora, fauna, unikale e Luginës së Drinit.
Mbyten varret e të parëve rënë në beteja historike për të mos ia lënë Dibrën sllavit.
Pas ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nuk ka më Dibër
Zvërneci nuk shuhet, nuk mbytet, mbrohet deri në zogun dhe mizën e fundit.
Zvërneci merr jetë dhe jep jetë…
Si mbrojtës me penë i Dibrës nga çmenduria e Berishës (kur ishte në pushtet) dhe i Edi Ramës kryeministër, po qe se demonstratës së Tiranës do ti bashkoheshin 30-40 mijë banorë dibranë që u mbyten pragjet e derës, toka e blerë me florinj dhe e mbrojtur me gjak, sot do të isha me Ta, do të udhëtoja nga Athina në “këmbë” për ti thënë JO SKAVICËS !, për ta bashkuar zërin me demonstruesit.
Në grykën e Skavicës një firmë “prestigjioze” amerikane ka dy vjet që gërryen shkëmbin për të ndërtuar digën.
Zona është e rrethuar me tela me gjemba.
Hyrja është e ndaluar.







