Ballina Sport Humbja e parë pas 20 fitoreve rresht, ekipi Ronaldos vë në rrezik...

Humbja e parë pas 20 fitoreve rresht, ekipi Ronaldos vë në rrezik titullin

71
0

Al-Nasr-i i Cristiano Ronaldos, i ka dhënë fund ecurisë prej 20 fitoreve rresht në të gjitha kompeticionet dhe 16 fitoreve rresht në ligën profesioniste në Arabinë Saudite teksa është mundur 3-1 në transfertë nga Al-Qadsiah, ekip që renditet në vendin e 4-të.

Golin e vetëm për Al-Nassr e shënoi Zhoao në barazimin e përkohshëm 1-1 në minutën e 40-të.

Por në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera.

Një ndeshje e gjitha për t’u harruar nga Kristiano Ronaldo me shokë, të cilët me këtë humbje vënë në rrezik titullin.

Al-Nassr vazhdon kryesimin me 79 pikë pas 31 javësh, 5 pikë më shumë se Al-Hilal ndjekësi më i afërt, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Duelin e radhës në kampionat Al Nasr e luan ndaj Al Shababit të vendit të 13-të.