Ballina Bota Tërmet i fortë 6 rihter ‘shkund’ Filipinet. Ja ku ishte epiqendra

Tërmet i fortë 6 rihter ‘shkund’ Filipinet. Ja ku ishte epiqendra

67
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 në shkallën Rihter ka goditur të hënën pasdite Filipinet, në orën 14:09 sipas orës lokale.

Sipas të dhënave të Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 4 kilometra në lindje të Sulatit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 33 kilometra.

Deri më tani nuk raportohen dëme të mëdha apo viktima, por autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës për shkak të mundësisë së pasgoditjeve në zonë.