Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime për vepra penale thyerje mase arresti, drejtim mjeti i...

DURRES/ Policia arrestime për vepra penale thyerje mase arresti, drejtim mjeti i dehur, tentative vetvrasje

179
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin shtetasit E. Gj., në banesë, dhe e ka kanosur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. Gj., 65 vjeç, banues në Golem, pasi dyshohet se ka goditur me send plastik një 44-vjeçar;
E. C., 33 vjeç, dhe M. C., 29 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në banesë.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin kosovar A. P., 48 vjeç, banues në Prizren, pasi në PKK Port Durrës, gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet një shumë parash e padeklaruar në autoritetet doganore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, 2 pasaporta kosovare dhe 3 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në spitalin e Durrësit, është dërguar shtetasi A. Ç., 35 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka goditur veten, me mjet prerës, në banesën që kishte marrë me qira, në lagjen nr. 13. Ai po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.