Ballina Kronika Aksident fatal në aksin Berat–Dimal, humb jetën një 54-vjeçar

Aksident fatal në aksin Berat–Dimal, humb jetën një 54-vjeçar

113
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, më 4 maj, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Otllak.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet i drejtuar nga një 45-vjeçar është përplasur me një automjet tip “BMW”, që drejtohej nga një 34-vjeçare. Si pasojë e përplasjes së fortë, pasagjeri i motomjetit është hedhur në rrugë dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si shtetasi Adrian Azemi, 54 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i motorit, Alban Gajda, 45 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.