Edlir Tetova ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për largimin nga Egnatia. Ai deklaron që një pjesë e zemrës së tij do të mbetet tek rrogozhinasit dhe se iu është mirënjohës të gjithëve.
SHKRIMI I PLOTË
“Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë… Më duhet të them ‘lamtumirë’ KF Egnatia, vendi që nuk ka qenë thjesht klub për mua, por një pjesë e jetës sime, e zemrës sime e shpirtit tim sportiv, aty ku fitova gjithçka.
KF Egnatia është vendi ku kam përjetuar emocione të forta, ditë të bukura dhe të vështira, fitore që do t’i mbaj mend gjatë… dhe sfida që më kanë forcuar si trajner dhe si njeri.
Faleminderit presidentit Demrozi dhe drejtorit Zenelaj për besimin, stafit për punën e palodhur, lojtarëve për sakrificën dhe përkushtimin, dhe tifozëve që nuk reshtën kurrë së besuari te kjo skuadër.
Nuk është një ‘lamtumirë e thjeshtë’… është një pjesë e zemrës që mbetet aty. Egnatia do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Me mirënjohje të pafund…
P.S Nuk ka shumë rëndësi çfarë mendojnë njerëzit kur vjen, por është shumë më e rëndësishme çfarë mendojnë kur largohesh”, ka shkruar Tetova.







