Osman Stafa: Pra, Basha i shitur sipas jush në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Demokratike dhe LSI-ja e asaj kohe kanë qenë minus 38.000 vota larg Partisë Socialiste. Ndërkohë Partia Demokratike në koalicion, e drejtuar nga Sali Berisha, vetëm me votat e, pra jo diaspora, është në 2025-ën minus 240.000 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Atëherë, Rama ka vjedhur më shumë Bashën apo juve, se ju thoni ne kemi bërë betejë më të madhe.
Sali Berisha: Atëherë i nderuar zotëri, Basha nuk u arrestua në fushatë elektorale, në vitin elektoral. Ilir Meta nuk u arrestua në vitin elektoral. Fatmir Mediu nuk u akuzua në vitin elektoral. Edi Rama nuk përsëriti Zajedin e Tunizisë në vitin elektoral. Një.
Dy. Edi Rama nuk dekretoi 29.000 hektarë kanabis në vitin elektoral. Tre. Edi Rama nuk fali 2.1 miliardë euro gjoba dhe kamata me impakt tek 210.000 familje dhe 84.000 biznese aktive, Osman. Një minutë, se desha t’i jap një sugjerim. Edi Rama nuk u dha pensionistëve 100 euro në mes të fushatës elektorale. Dha 12.000 familjeve, disbursi euro apo para për nga tërmeti. Kaq bëri dhe kaq më thashë vota vdiq pa hyrë në kuti. Kurse të gjitha këto të tjerat, të gjitha këto të tjerat bënë që sot ky raport i firmosur nga socialistët, nga edhe të majtë fare, jo vetëm të djathtë, të thotë që linja midis shtetit dhe partisë u fshi. Ndaj dhe, domethënë, duhet të dish një gjë. Ku është fatkeqësia? Fatkeqësia është se përdoret në mënyrë automatike termi zgjedhje, që duhet të ishte termi farsë në të vërtetë. Unë, që the ti, rikandidoj, po. S’do kandidoj, rikandidoja kurrë po të kish patur zgjedhje të lira, kurrë. Ta them hap tash, dhe e kam provuar unë këtë. E kam provuar unë këtë. Nuk ka njeri që ka dhënë dorëheqjen sa unë. Asnjë. Por farsa jo. Farsa nuk është zgjedhje. Nuk legjitimoj farsën unë. Problemi është se ju duhet të realizoni, të paktën këto që thonë, jo ato që thotë opozita, po këto që thotë Komisioni Europian, Parlamenti Europian. Kjo është.







