Grigoris Dimitriadis, nipi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një vizitë në Derviçan të Dropullit, në një moment kur simbolika politike duket se i tejkalon kufijtë e një vizite private.
Sipas mediave, Dimitriadis është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në një takim që nuk shihet thjesht si miqësor. Pika kulmore e vizitës ishte prezantimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, një vepër e kuruar personalisht nga Rama.
Gjatë qëndrimit në Derviçan, Rama dhe Dimitriadis vizituan edhe muzeun e pikturës, ndërsa më pas u zhvendosën në Terihat, ku Rama shtroi një drekë për Dimitriadis në një restorant të njohur të zonës.
Vizita vjen dy javë pasi Rama mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë, ku pati njw takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis,







