Ballina Politika Kushtet shtesë për Shqipërinë/ Raporti i BE identifikon plot 92 ‘boshllëqe’, Balluku...

Kushtet shtesë për Shqipërinë/ Raporti i BE identifikon plot 92 ‘boshllëqe’, Balluku vulosi qëndrimin për IBAR-in

100
0

Shefja e presidencës qipriote të BE, Marilena Raouna, ka marrë një telefonatë nga kryenegociatorja shqiptare, Majlinda Dhuka, për të diskutuar hapat e mëtejshëm në kushtet kur disa shtete anëtare të BE-së po mbajnë pezull miratimin e raportit IBAR që përfshin respektimin e standardeve për funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Raporti për vendin tonë ka identifikuar rreth 92 piketa ose ‘boshllëqe’ që duhen plotësuar si detyra për të avancuar më tej në procesin e integrimit evropian.

Për dallim nga Mali i Zi, i cili e mori miratimin në muajin mars, raporti për Shqipërinë ka hasur në rezistencë nga disa vende anëtare përfshirë Gjermaninë.

Konferenca Ndërqeveritare, që ishte parashikuar të mbahej në muajin prill për të nisur me mbylljen e kapitujve të parë, u shty nga presidenca qipriote për shkak të mungesës së konsensusit mes vendeve anëtare të BE-së për miratimin e raportit IBAR.

Burime diplomatike në Bruksel parashikojnë se ekziston një mundësi reale që ky proces të zgjatet deri në fund të vitit 2026, edhe pse ky nuk është skenari i dëshiruar nga Shqipëria.

Sipas burimeve diplomatike, qëndrimi i qeverisë Rama ndaj hetimit të SPAK-ut për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku është parë nga disa vende kryesore anëtare të BE-së si një sinjal negativ për pavarësinë e drejtësisë, duke sjellë një pengesë serioze në bisedimet brenda grupit COELA për t’i dhënë dritën jeshile raportit të ndërmjetëm.