Ballina Politika “Paratë po mbyllin gojët”, Këlliçi shpërthen për “Jet Bank”: Miliona hidhen në...

“Paratë po mbyllin gojët”, Këlliçi shpërthen për “Jet Bank”: Miliona hidhen në lumë për të fshehur të vërtetën

72
0

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi sot në Kuvend ka folur për skandalin e Jet Bank ku kërkoi rishikimin e menjëhershëm të licencimit të bankës digjitale si dhe pezullimin deri në përfundim të hetimeve parlamentare.

Këlliçi tha se këto denoncime që ai bën rreth Jet Bank, që i ka bërë dhe publike në seancë parlamentare nuk raportohen në mediat kombëtare në vend.

Kjo sipas Këlliçit tregon paranë e madhe dhe milionat që hidhen lumë për të fshehur një të vërtetë dhe për të vrarë transparencën.

“Po të shihni mediat kombëtare në këtë vend sfidoj çdo gazetar investigativ apo jo, që për një çështje kaq themelore kapitale siç është hapja e një banke digjitale në Shqipëri nuk gjeni dot asnjë lajm në më shumë se 1% të portaleve apo të rrjeteve të informimit në mediat online apo media tradicionale. Kjo tregon paranë e madhe, milionat që hidhen lumë për të fshehur një të vërtetë dhe për të vrarë transparencës”, tha Këlliçi.