Ballina Politika Balliu: Hyzmeqari i qeverisë dhe bandave, Skënder Hita po provokon dhunë ndaj...

Balliu: Hyzmeqari i qeverisë dhe bandave, Skënder Hita po provokon dhunë ndaj opozitës dhe protestuesve

64
0

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar gjatë një dalje mediatike se kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita po provokon dhunë ndaj opozitës dhe protestuesve.

Vetëm pak orë para protestës së opozitës, Balliu u shpreh se, “hyzmeqari i qeverisë dhe bandave në krye të policisë së Shtetit, Skënder Hita, e kujton rendin dhe sigurinë si pengim të opozitës, lirisë së lëvizjes, shprehjes dhe të protestës”.

“Opozita, u shpreh Balliu, e konsideron provokim të hapur këtë deklaratë të kreut të krerëve të shitur te narkobandat dhe e refuzon si antiligjor.

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Hyzmeqari i qeverisë dhe bandave në krye të policisë së Shtetit, Skënder Hita, e kujton rendin dhe sigurinë si pengim të opozitës, lirisë së lëvizjes, shprehjes dhe të protestës.

Ky hitman i narkoqeverisë paska dalë publikisht me ‘perlën e radhës’ duke thënë se Partisë Demokratike i lejohet protesta dhe tubimi vetëm në Bulevard.

Sikur e drejta e protestës të mos ishte kusht i ligjit, madje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon vetëm njoftimin e protestës, ajo është edhe një e drejtë universale. Pra nuk varet nga një tekë e Hitës dhe langaraqëve të tjerë që kanë marrë peng Policinë e Shtetit.

Partia Demokratike i thotë kryepolicit, pa mend në krye, se nuk duhet leje dhe as miratim nga Hita apo askush për protestë. Ne kemi detyrimin ligjor të njoftimit dhe Hita ka detyrimin ligjor të garantimit të kësaj të drejte dhe të sigurisë së qytetarëve në protestë.

Opozita e konsideron provokim të hapur këtë deklaratë të kreut të krerëve të shitur te narkobandat dhe e refuzon si antiligjor.

Ne e dimë se ushtari i Belës, që ka si koordinator me bandat, Oltion Bistrin e sapoliruar nga burgu, e bën këtë që të provokojë dhe të përligjë dhunën policore në protestë.

Ne i themi se ai bashkë me urdhëruesit do të mbahet përgjegjës.

Opozita do të jetë sot në Bulevard, në rrugë, në të gjithë atë perimetër të protestës që ia njeh, jo vetëm e drejta e protestës, por edhe misioni për të ndalur qeverinë nga vjedhjet, pengmarrjet dhe shpopullimi i vendit.

Të vetmen kërkesë që kemi për Hitën është që të mos fusë në radhët e protestuesve kalecët e tij me qëllim provokimin e qytetarëve.

Të tjerat nuk janë tagër i hyzmeqarëve të pushtetit, por i ligjit, Kushtetutës dhe të drejtave universale.

Në fund kam një thirrje për qytetarët e lirë që të na bashkohen sot në protestë në ora 19.00 në Bulevard.