Në 12 Mars mazhoranca në Parlamentin e Shqipërisë me 82 vota pro, rrëzoi kërkesën e SPAK për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut, që është nën hetim për aferën e tunelit të Llogarasë dhe lotët e Unazës së Tiranës.
Ky vendim i mazhorancës, i kushtoi vendit në raport me integrimin dhe bllokimin e raportit të IBAR.
Sot në ditën e Evropës, Ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato tha se shteti i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë kapitujt më të rëndësishëm në raport me integrimin.
Ai e bëri të qartë së nuk ka rrugë të shkurtër për integrimin në BE.
Ndërkohë që raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian që evidentonte asgjësimin e zgjedhjeve të lira, korrupsionin dhe dështimin në raport me luftën kundër krimit, ishte një shuplakë për qeverinë, Rama tha se është e kundërta.
Rama tha se nuk ka bllokim të integrimit por sipas tij janë disa vende që kanë qëndrime politike.
Në një kohë që ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, Mirlinda Karçanajn dhe pastrimin e parave në ndërtim dhe ka kërcënuar prokurorët e SPAK të mos i kërkojnë telefonin Kryeministri tha se falë tij drejtësia në Shqipëri ska të dytë në rajon
Rama foli dhe për kapjen e medias, ku u shpreh se 60 % të kohës televizive në Shqipëri e merr opozita.
Por sot në ditën e Evropës, Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa i është drejtuar Shqipërisë me një mesazh kortezie, ku inkurajon që të vijohet me reformat, duke shprehur këtu vullnetin për bashkëpunim.







