Ballina Xhaxhi militanti Xhaxhi Militanti i shkruan Robertit: O gjigand, lere të hanë m*t në...

Xhaxhi Militanti i shkruan Robertit: O gjigand, lere të hanë m*t në komente, po skenarin për të shkuar te puthja Erionit kush ta shkroi

134
0

Xhaxhi militanti ka shkruar një letër të gjatë dhe siç vjen gjithmonë kur mungon gjatë në redaksi, i ngysur po edhe me mbeskën me vete, e ka hedhur atë në tavolinë dhe me zërin plot ton të ngjirur ka thënë se duhet të mblidhen të gjithë në mbledhje bordi dhe ta lexojmë me zë.

-Xhaxhi Militanti, po ti nuk je antarë i bordit,- i ka thënë një nga çupat e redaksisë siç e quan ai, por menjëherë është ndeshur me reagimin e tij të ashpër:

-Po pse nuk qenkam unë te bordi juaj? Pak keni tallur bythën ju me mua në sa e sa shkrime? Pse ata të Bordit të transparencës paskan të drejtë të botojnë çdo ditë dhe unë që e kam themeluar këtë gazetë me tallje bythen se ashtu bëjnë dhe ata, nuk mund të lexoj me zë një letër? Po ja dërgoj Robert Ndrenikës, aktorit të madh se i janë turrur të gjithë komentuesit se puthi në ballë Erion Veliajn me 13 akuza si hajdut.

Kryeredaktori, një djalë i ri për të mbrojtur “Çupën” e redaksisë që ju hakërrye, i ka thënë se në moment do ta lexojmë, se në moment do të mblidhen të gjithë dhe se në moment, po deshi ai, mblidhet edhe bordi.

-Ti kur te flasësh me mua mos shiko mbeskën njëherë se nuk është etike, se qenke edhe i ri këtu. Tani dëgjo se për të emëruar ty nuk është mbledhur bordi ta dish, ama shiko atë bordin e qeverisë që mblidhet përditë dhe një ditë ta ul dhe një ditë ta ngren se kështu funksionojnë gjërat.  Dhe tani mblidh stafin se letrën e lexoj vetë! Më bëni edhe një kafe, se nuk qenkam në bord unë, po mirë meqë nuk jam në bord me sillni edhe një raki se më jeni bërë si kodi rrugor i propozuar.

Pasi rreklleu nja dy gllënjka të mira i tha mbeskës ta ulte minifundin se i dukeshin shalët .

-O gjysho po pallë ngele gjithmonë ti? Po minifundi ndaj është që te duken shalët. Po shkon ke tetëdhjetat dhe ngele gjithë militant, nuk u bëre një herë i persekutuar?

-Po çfarë do ti moj të duken brekët?

-Po o gjysh po…unë kam tre mandate që nuk vesh brekë, që atëherë kur ike ti nga PD!

-Nuk keni faj ju jo. Fajin e ka ai që vjen me minifund të na dërgoj neve në Evrope! Tani dëgjo edhe ti letrën që do lexoj:

I dashur miku im Robert! Jam ndjerë keq këto ditë që për një puthje në ballë që i bëre Erionit mijëra komente kanë vërshuar kundër teje. Nuk do merrem me të gjitha detajet, po si fillim dua të them se je ikonë e madhe e këtij vendi, e Tetarit dhe Kinemasë. Meqë jemi moshatarë po të flas hapur. Lajmin në fakt e lexova kur një tjetër aktor, moshatari yt, do të interpretonte në premierën Otello, eee…ai  Viktori. Unë nuk di as ta lëpij mirë se kështu i quaj këta telefonat me të prekme unë, se më ikin shpejtë figurat, kur më dole duke puthur Erionin. Mirë bëre se ti gjithë jetën ke bërë mirë që ke zbatuar skenarin dhe ke dëgjuar regjisorin. Se ke bërë këtë padyshim që je bërë ikonë e skenës dhe kinematografisë. Se dite të zbërtheshë skenarin dhe të jesh strikt i disiplinës regjisorit ke bërë shkëlqyeshëm role të tilla që nuk harrohen kurrë. Skenari të ka bërë dembel, tifoz, xhandar, komunist, militant, nënprefekt, partizan, fshatar, shofer, punonjes komiteti, kovac, mjek, njeri te thjeshtë, zyrtar burokrat, të ndershëm, harbut, po edhe ligësi, plak qefli po edhe pensionist të dhembshur. Askush më mirë se sa ty nuk ka tall bythën me Qazim Mulletin. E në  të gjitha këto, ti kurrë nuk qe i njëjti, për të mos thënë që si actor, vetëm ishe Roberti, si karakter, si mimikë, sic do gjë tjetër që ka lidhje me aktorin se këto dy llafe di unë, asnjëherë nuk imitove veten dhe pse shkrove të njëjtin emër në titra. Ndaj u bërë edhe kaq i madh dhe sot krenohemi me ty. Nuk ka puthje të akuzuarve për vjedhje, që ta heq bindjen se je gjignad i ekranit, skenës, sheshxhirimit. Tani si shumë të tjerë që janë nxituar dhe të kanë komentuar për keq edhe unë kam dyshimet e mija, jo për atë që ndodhi në sallë jo…se ajo vjen nga humanizmi yt, vjen nga shpirti yt, dashuria jote, për jetimët, për ata që marrin pushtet dhe bëhen pushta duke vjedhur, vjen se rrallë ndodh që në salla gjyqi hyjnë 84 vjeçarë dhe ja thyve rekordin edhe Saliut, po ai hyn si I akuzuar. Tani o i madhi i skenës dhe filmit ma shuaj një kuriozitet se jemi aty aty si moshë dhe nuk i dihet të mos iki andej pa e ditur se kush ta shkroi skenarin, jo brenda sallës se atë ta tha mendja jote, po për të shkuar në sallë kush ta shkroi? Se ti I madh ke qenë se e ke dashur skenarin gjithë jetën si profesionist. Ndaj njerëzit janë të habitur mjeshtër. I kujt ishte skenari për të dërguar në sallë, atje brenda pastaj, përvoja jote bëri të veten. Sa për puthjen e di se ke interpretuar mjeshtërisht plakun pusht të pushtetarit duke puthur atë që të shërbente, “Buçen” e filmit. Ngjanin shumë puthjet si interpretim, pavarsisht gjeografisë së ballit dhe faqes. Kisha edhe një të dytë si medemek pyetje po ka të bëj brenda sallës kur do i “bëj ditët që të kanë mbetur”. As ai se di sa është dënuar as ne të dy nuk e dijmë sa do jetojmë. Kërkova te filmat tuaj po nuk e gjeta në asnjë skenar këtë batutë. Të përqafoj miku yt Xhaxhi militant!