Ballina Kronika Aksion ‘blic’ te burgjet e Fierit, Vlorës e Peqinit/ Qelitë e të...

Aksion ‘blic’ te burgjet e Fierit, Vlorës e Peqinit/ Qelitë e të dënuarve në ‘sitë’, çfarë u zbulua nga autoritetet

80
0

Kontrolle në IEVP në Fier, Vlorë e Peqin, janë kryer këtë të shtunë, Kontrolle vijnë në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.

Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshëm te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme procedurale.