Ballina Kosovë Pas protestës së fermerëve, Kosova paralajmëron masa në sektorin e qumështit

Pas protestës së fermerëve, Kosova paralajmëron masa në sektorin e qumështit

70
0

Muja tha se gjatë javës së parë të kontrolleve janë marrë 118 mostra në kufi dhe 52 mostra në tregun vendor, ndërsa analizat laboratorike kanë identifikuar raste të mospërputhjes.

“Ani pse produktet mund të paraqiten si me përbërje qumështi, pas analizave ato rezultojnë që kanë përbërje tjetër”, tha ai.

Sipas ministrit, një pjesë e ngarkesave të importuara janë ndaluar përkohësisht në kufi dhe disa prej tyre janë kthyer mbrapsht për shkak të mospërputhjes me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

Ai tha se qëllimi i masave të reja është garantimi i sigurisë ushqimore dhe rritja e transparencës për konsumatorët.

“Konsumatori ka të drejtë me ditë çka po blen dhe çka po han”, tha Muja.

Ministri njoftoi se Qeveria do të publikojë dy vendime të reja për sektorin e qumështit. Njëri parasheh klasifikim më të saktë të produkteve të qumështit, ndërsa tjetri krijimin e një sistemi të ndarë prodhimi për produktet që përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme.

Sipas tij, emërtimet tradicionale si “qumësht”, “djathë”, “gjizë” apo “krem” do të mund të përdoren vetëm për produktet me përbërje nga yndyrat shtazore.

“Në momentin kur shtohen [përbërës të tjerë], nuk vlejnë më këto emërtime tradicionale”, tha Muja.