Ballina Kronika Shkon për të peshkuar por bie në kontakt me rrymën elektrike, gjen...

Shkon për të peshkuar por bie në kontakt me rrymën elektrike, gjen vdekjen e menjëhershme

91
0

Një person ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një shtetas, teksa ka qenë duke peshkuar pranë urës së ‘Prekanit’ në Shënkoll të Lezhës, dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së viktimës..