Ballina Politika “Kam njerëz plot rreth vetes”/ Braçe për Bashkinë e Tiranës: Kur punët...

“Kam njerëz plot rreth vetes”/ Braçe për Bashkinë e Tiranës: Kur punët s’bëhen nga udhëheqësit, do t’i bëj vetë

61
0

Deputeti socialist Erion Braçe, ka vijuar me evidentimin e problematikave të Bashkisë së Tiranës, për të cilën para disa javësh shprehu dëshirën e kandidimit nën siglën e PS, vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale.

Braçe shpjegoi se njerëzit që ka me vete janë ata që i shprehin hallet që iu vështirësojnë jetën çdo ditë.

Më tej deputeti ai tha se në Tiranë nuk ka kohë për të humbur dhe puna duhet të fillojë menjëherë dhe shprehu se nëse nuk i kryejnë udhëheqësit aktualë, do jetë ai vetë që do të kujdeset për to.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

TRE GJERA PER JAVEN

UNE PA NJEREZ? JOOOO, ME NJEREZ PLOT, POR UNE NUK ABUZOJ ME TA!
KUR PUNA NUK BEHET, NUK E BEJNE, DUHET TA BESH VETE, PUNEN DO BEJ!
KA KOHE, PSE E NISE KAQ SHPEJT? JOOOO, NUK KA KOHE, PER PUNEN KOHA KA MBARUAR!
E para, me pyesin pse dal vetem-ku i ke njerezit, me thone. Me njerez jam, plote. Ne cdo video ata jane rreth meje, MADJE MADJE ATA ME SJELLIN NE TERRITOR, NE LAGJE, BLLOQE, RRUGE E RRUGICA; ata me therrasin e une pergjigjem, ne kembe kudo; DUAN TE ME TREGOJNE HALLIN, SHQETESIMIN QE JU PRISH E NXIN JETEN; duan qe une ta shoh ne vend dhe une per kete shkoj; DUAN TI JAP ZE HALLIT TE TYRE NGA ATY DHE UNE ATE BEJ; do vijoj ta bej tani, do ta bej cdo dite, deri ne fund. SOT KESHTU, NE BASHKI PA FJALE, PA FILMA, ME VEPRA!

Ne ane tjeter, une nuk dua te abuzoj me njerezit, te bej sikur, pra te shkoj ne ministrine e Mbrojtjes, Laprake, Zall Bastar e te bej sikur ate punen e bera une; une e refuzoj personalizimin e pushtetit!

E dyta, u bene disa muaj qe kemi ngritur nje grup pune per PUNET E TIRANES, grup ne te cilin drejtuesja politike eshte thuajse kryetarja ne detyre e bashkise se Tiranes; problemi eshte qe perseri punet nuk ecin, nuk behen, shqetesimet njk marrin pergjigje, hallet njk zgjidhen; nganjehere shkoj agje dhe me duket vetja si ne kurth, e pranoj dhe kete qe punet te behen; POR PUNET, JO VETEM TE PESES POR TE TE GJITHE TIRANES NUK BEHEN. Atehere kur puna nuk behet, nuk e bejne, duhet ta besh vete dhe UNE KETE DO BEJ.

E treta, po e degjoj gjithnje e me shpesh kete shprehjen “PO ESHTE SHPEJT, NUK ESHTE KOHA TANI, KA KOHE PLOTE”! Ouuu? Per cfare ka kohe? Per propagande? PER QOKE? Joooo, faleminderit! KOHE PER PUNET NE TIRANE NUK KA, KOHA PER PUNET KA MBARUAR! OSE ESHTE TANI, OSE DITE TJETER NUK KA! Kjo marrja me nge e puneve, ne ekuiliber e pa prishur rehatin e udheheqesve te cdo niveli, TE NGRE NERVAT; sepse jane njerez ata qe presin e presin qe udheheqesit te PRISHIN REHATIN!