Ballina Aktualitet Paraburgimi, jo më masë e parë/ Sondazhi: 82% janë dakord me vendimin...

Paraburgimi, jo më masë e parë/ Sondazhi: 82% janë dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë

73
0

Pas 15 vitesh, prokurorët dhe gjyqtarët kanë në dorë një praktike te re, që do të ndryshojë pothuajse rrënjësisht, mënyrën si ata vendosin masën e “arrestit me burg” për personat në hetim.

Trupa prej 16 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë ka vendosur ndryshimin e praktikës së 2011, që përcaktonte praktikën e vendosjes së masës së arrestit me burg.

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 1372 personave iu bë pyetja: A jeni dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit në Shqipëri?

82 përqind u përgjigjen po, 15 përqind u deklaruan kundër, ndërsa 3 përqind ishin të dyzuar.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht, në mënyrë krejt anonime, nga të anketuarit.

Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.