Ballina Kronika Kontrabandë veshjesh Greqi-Shqipëri/ Goditet grupi në Korçë, katër të arrestuar

Kontrabandë veshjesh Greqi-Shqipëri/ Goditet grupi në Korçë, katër të arrestuar

80
0

Katër persona janë arrestuar në Korçë pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë dhe Policisë Kufitare për një skemë kontrabande mallrash nga Greqia në Shqipëri. Të arrestuarit akuzohen për kontrabandë, transport dhe magazinim mallrash kontrabandë në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, organizatorët sillnin konfeksione nga Greqia duke përdorur automjete të modifikuara për transport më të madh dhe shmangie kontrollesh. Mallrat kalonin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër, magazinoheshin në Korçë dhe më pas tregtoheshin në një subjekt privat.

Gjatë operacionit u sekuestruan 15 thasë me 1632 veshje, 73 thasë të tjerë me mallra rifuxho me peshë 1357 kg, automjete të përdorura në aktivitetin kriminal, celularë dhe dokumente të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në skemë.