Ballina Kronika Apeli i Posaçëm urdhëron kthimin e Oltion Bistrit në qeli, e dënon...

Apeli i Posaçëm urdhëron kthimin e Oltion Bistrit në qeli, e dënon me 7 vite burg dhe i sekuestron 1.3 miliardë lekë pasuri

108
0

Gjykata e Apelit të Posaçëm cilësoi fajtor dhe dënoi me 11 vite burgim për korrupsion e pastrim parash Oltion Bistrin, ish-shefin e Forcës së Posaçme Operacionale.

Me gjykim të shkurtuar, përfundimisht Bistri dënohet me 7 vite e 4 muaj burgim.

Më herët, Bistri ishte dënuar nga GJKKO me 2 vite burgim vetëm për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete, ndërsa mori pafajësinë për korrupsion. Ai u arrestua më 23 korrik 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndërsa rifitoi lirinë në nëntor të 2025. Pasuritë e tij nuk u konfiskuan. Por me vendimin e Apelit, ish-zyrtari i lartë i policisë duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Për të pandehurit e tjerë të çështjes është lënë në fuqi vendimi i GJKKO-së. Kështu, Edmond Preka u dënua me 7 vite burg, Astmer Bilali me 5 vite e 8 muaj, Behar Brajoviq me 8 vite e 8 muaj burg dhe ish-prokurori Xhevahir Lita me 3 vite e 4 muaj.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” u godit grupi kriminal Bajri, me bazë në Dobraç të Shkodrës, ndërsa u arrestua dhe po gjykohet për akuza të rënda, përfshirë edhe vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka, që ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria.