Ballina Aktualitet ‘Rrugën e dreqit e more’/ Gazetari ironizon Sara Milën pas daljes nga...

‘Rrugën e dreqit e more’/ Gazetari ironizon Sara Milën pas daljes nga SPAK: Shkove për një makiato…?

77
0

Gazetari Arjan Konomi ka ironizuar deputeten e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, pas prononcimit të saj për mediat në dalje të SPAK-ut. Duke komentuar paraqitjen e saj dhe deklaratat për përgjegjësinë morale ndaj elektoratit, Konomi e ka shoqëruar reagimin me ironi, duke aluduar se deputetja kishte shkuar në SPAK për të pirë një kafe.

Konomi ka ironizuar gjithashtu momentin kur Mila, teksa largohej nga ambientet e SPAK-ut, uroi qytetarët e Elbasanit për festën e çlirimit të qytetit.

Konomi: Sara, rrugë të mbarë më duket se e more dhe ti rrugën e dreqit. Me ç’po ndjej. U hapën lajmet sot me ngjarjen e ditës. Sara mile ishe thirrur në SPAK, po… po ta dëgjoni këtë thithlopën e Elbasanit, pse shkoi në SPAK, pse duhet të ishte lajm. Kjo e ka përgjegjësi morale, e ka përgjegjësi si shkon takon elektoratin, ndoshta dhe SPAK-u është votues i kësaj. Edhe shkon dhe kjo i takon, do thoni kush ka vajt ka pirë një kapuçino pa shkumë. Pa dëgjojeni pak se unë them ka vajt për një kontroll teknik aty, ka pirë dhe një… edhe një kapuçino, një makiato pa shkumë atje. Dëgjojeni si thotë.

Ja, dëgjojeni. Jo mo nuk shkon në organet e drejtësisë për ato që mendojmë ne gazetarët. Këta punë kanë organet e drejtësisë ti vajte për një makiato pa shkumë atje… e pipet vajtin zemër. Ja. S’ka ça bën, atje shkohet në SPAK, s’ke ça bën në mëngjes. Edhe para se të dalësh ta pish një kafe nga Liqeni, apo ndonjë park tjetër, vete në SPAK e pimë edhe ata përgjegjësi morale, përgjegjësi ndaj elektoratit. Po mo po. Dhe shiko ku gjen hajvanja… hajvanja gjen të falenderoj duke dalë nga dera e SPAK-ut, festën e çlirimit të Elbasanit.

Po po uroji ti, uroji elbasanasit. Se ja aty kishte mbetur meraku elbasallinjve te urimi jot për festën e çlirimit. Po gjete vendin moj? Po gjete aty mo duke dalë nga SPAK-u uron qytetarët gëzuar festën e çlirimit të Elbasanit, dhe s’ke dhe kohë ti se do vesh te festa. Sara, rrugë të mbarë më duket se e more dhe ti rrugën e dreqit. Me ç’po ndjej.