Ballina Europë Dorëheqje zinxhir në qeverinë britanike/ Ja ministri i radhës që largohet nga...

Dorëheqje zinxhir në qeverinë britanike/ Ja ministri i radhës që largohet nga kabineti

64
0

Qeveria britanike po përballet me një krizë të thellë politike, teksa ministri i Shëndetësisë, Zubir Ahmed, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke u bërë zyrtari më i fundit i lartë që largohet nga kabineti.

Në letrën e tij të dorëheqjes, të publikuar në rrjetin social X, Ahmed ka artikuluar kritika të forta ndaj kryeministrit, duke theksuar se besimi i publikut është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme. “Është e qartë nga ditët e fundit se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tani e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme besimin tek ju si kryeministër”, shkruan ai.

Dorëheqja e Ahmed vjen në një moment të ndjeshëm për qeverinë, e cila tashmë është tronditur nga largimet e njëpasnjëshme të disa ministrave të tjerë. Më herët, nga detyra janë dorëhequr edhe:

1.Jess Phillips, ministre për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Çështjet e Viktimave
2.Alex Davies-Jones, ministre për Sigurinë e Komunitetit dhe Parandalimin e Krimit
3.Miatta Fahnbulleh, ministre për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike

Këto dorëheqje të njëpasnjëshme kanë thelluar më tej krizën politike dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin e kabinetit.