Në Brazil, ashtu siç pritej, vëmendjen kryesore e mori lista paraprake e publikuar nga Carlo Ancelotti, me lojtarët e ftuar për në Botërorin “FIFA2026”. Ajo që bëri jo pak zhurmë ishte përfshirja e Neymar në këtë listë.
Në një intervistë për Reuters, Ancelotti shpjegoi zgjedhjet e bëra ku sigurisht u ndal te Neymar:
“Kur je i detyruar të zgjedhësh duhet të marrësh në konsideratë shumë gjëra. Neymar është një futbollist i rëndësishëm për vendin, për talentin e tij. Ka pasur probleme, por këtë periudhë ka punuar shumë për t’u rikuperuar, është përmirësuar dhe po luan rregullisht. Sigurisht, ky nuk është një vendim i lehtë për mua. Duhet të vlerësojmë gjithçka, pro dhe kundër. E di shumë mirë që Neymar është shumë i dashur për publikun dhe për lojtarët. Çdo kush është i hapur të jap mendimin e tij, por në fund personi i duhur, që duhet të marrë një vendim, jam unë. Askush nuk më ka bërë presion për të thirrur Neymar. Jam autonom në këtë vendim, do të jetë një vendim 100% profesional”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti.







