Ballina Politika ‘Unë nuk jam Niko’, Peleshi s’e toleron Ulsi Manjën: Do të flasësh...

‘Unë nuk jam Niko’, Peleshi s’e toleron Ulsi Manjën: Do të flasësh kur të vijë radha! Opozita duartroket

87
0

Kryetari i KuveKryetari i Kuvendit Niko Peleshi i solli ndërmend Ulsi Manjës etikën e komunikimit në Kuvend. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi Berisha, Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit. Gjatë vijimit të kërkesës së tij, Manja iu drejtua në mënyrë konfidenciale, por Peleshi iu përgjigj prerazi.

Niko Peleshi: Nuk ka fjalë për procedurë se jemi me minutazh të caktuar. Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të përcaktuar. Në orën 16:30 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet!

Ulsi Manja: O Niko!

Niko Peleshi: Unë nuk jam Niko! Ju lutem! Do të flasësh kur të vijë radha!

Pas këtyre fjalëve të Peleshit, opozita duket se u kënaq pasi shpërtheu në duartrokitje.