Ballina Politika Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Këta paskan boshatisur peshoren dhe i zoti...

Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Këta paskan boshatisur peshoren dhe i zoti s’ka parë asgjë?! Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni ka vetëm një emër, Edi Rama

15
0

Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.