Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia dhe ka lënë në arrest shtëpie mjekun Nikolla Nunka, i cili u arrestua pas denoncimit të një 21-vjeçarjeje se e kishte ngacmuar seksualisht.
Mjeku kirurg u arrestua pak ditë më parë me akuzën e ngacmimit seksual ndaj 21-vjeçares, se e ke kishte ngacmuar pas operacionit që ai i kishte bërë.
Një ditë më parë, kirurgu përfundoi në spital pas problemeve që shfaqi në ambientet e policisë. Sipas informacioneve, Nunka ka pasur edhe më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë pas shoqërimit nga policia.
Ndërkohë, e reja që e denoncoi mjekun rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, se doktori e kishte puthur në momentin kur ajo shkoi për të lyer me krem plagën.







