Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu sot shembjen e një objekti 3 katësh dhe disa strukturave prej muri në qytetin e Beratit.
Siç vihet re, shembja e objektit me fasadë guri është kryer përmes fadromës.
Mësohet se objekti dhe strukturat, që nuk zotëronin dokumentacionin përkatës ligjor, ishin ndërtuar brenda zonës së mbrojtur. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur në Berat të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave.







