Ballina Politika “Paaftësi epike”/ Braçe “breshëri” kritikash ndaj Ballës dhe ministrit Salla:Nuk mund të...

“Paaftësi epike”/ Braçe “breshëri” kritikash ndaj Ballës dhe ministrit Salla:Nuk mund të përcaktojë një ministër nëse..

75
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në seacën e sotme plenare ka lëshuar një “breshëri” kritikash ndaj të tijve. Shkak për kritikat e Braçes është bërë kërkesa për interpelancë nga ai me ministrin e Bujqësisë, ndërsa interpelanca i është miratuar me ministrin e Shtetit, Ervin Demo.

Me tone kritike, Braçe tha se nuk mund ta përcaktojë kryetari i grupit se me kë duhet të bëjë interpleancë deputeti. Socialisti me tone të ashpra foli dhe për ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për të cilin tha se mungesa në interpelancën e sotme është mungesë respekti, por kjo mungesë nuk e fsheh paaftësinë për të lexuar dhe për të bërë punën.

Braçe nuk u ndal me kaq në kritikat dhe akuzat e tij ndaj socialistëve, ku tha se mbizotëron kudo përtacia mendore dhe nuk lexohen ligjet.

“Mungesa e ministrit të Bujqësisë është mungesë respekti ndaj Kuvendit që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar, jo thjesht për të mos bërë punën. Unë do ta bëj interpelancën sepse dua të bëj punën time, por jo pa thënë se nuk mund të përcaktojë një kryetar grupi se me kë deputeti duhet të bëjë interpelancën. Nuk mund të përcaktojë një ministër nëse do e bëjë ai interpelancën apo një ministër tjetër. Kushtetuta dhe rregullorja njohin vetëm një delegim, delegimin e kryeministrit te ministri, por jo të ministrit te ministri. Nuk mund të vendosë drejtuesja e zyrës së përgatitjes së seancave plenare se me cilin ministër do ta bëjë deputeti interpelancën. Dhe pse nuk është shumë e modës, të gjithë të përmendurit më sipër duhet të lexojnë para se të ndajnë krijesë e kujt është filani apo fisteku ministër. Nëse do të lexonit do të bëni punë. Po e lexoj unë ligjin për të thyer rregullin e përtacisë mendore që mbizotëron këto kohë”, tha Braçe