Ballina Kronika Pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e drogës në vendet e...

Pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e drogës në vendet e BE, arrestohet i shpalluri në kërkim (EMRI)

82
0

Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Marcel Liçaj alias Marcel Grembi.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ai është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së.

Arrestimi i tij ka ardhur nga bashkëpunimi i sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

“Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, të cilit GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.