Ballina Aktualitet Gonzato dhe delegacioni i BE vizitë në Gjykatën e Posaçme! Zyrat e...

Gonzato dhe delegacioni i BE vizitë në Gjykatën e Posaçme! Zyrat e GJKKO të ndërtuara me “lekët” e kriminelëve, rikonstruktimi nga asetet e konfiskuara

61
0

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, me në krye Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato kanë zhvilluar një vizitë në godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi është bërë i ditur nga vetë delegacioni përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ku theksohet se është bërë një financim nga BE, por edhe se 80% e kostos së rikonstruksionit është financuar përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara nga bota e krimit.

“Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara” shkruhet në postim.

Teksa më tej shtohet se: “Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.”

Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.

Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.

Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi.