Ballina Kosovë Vizita në Kosovë, Marta Kos: Funksionalizim të institucioneve, të zgjidhen çështjet me...

Vizita në Kosovë, Marta Kos: Funksionalizim të institucioneve, të zgjidhen çështjet me Serbinë!

53
0

Komisionerja Kos e vendosi theksin te stabiliteti i institucioneve dhe funksionimi i tyre.

“Të fuqizojmë integrimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE. Të kërkojnë nga gjithë klasa politike që të rikthejnë stabilitetin dhe duhet të formoni institucione stabël dhe funksionale. Pasi të funksionalizohen institucionet pas zgjedhjeve, do të rikthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën e BE. Funksionalizimi i institucioneve është shumë me rëndësi”, tha Kos.

Gjithashtu ajo tha se plani i rritjes falë fondeve të BE është një mbështetje e rëndësishme për vendin.

“Besoj se ky do të jetë një vit dhe pikë kthese në marrëdhëniet tona”, tha komisionerja.

Gjithashtu, ajo nënvizoi rëndësinë e dialogut me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë, kërkohet të zgjidhen të gjitha çështjet me Serbinë”, tha Kos.

Në fund të fjalës, Kos theksoi se BE është e përkushtuar në të ardhmen europiane të Kosovës.

“Kosova ka bërë shumë në periudhat e fundit dhe akoma mund të bëhet. Kosova dhe BE ndajnë fat të përbashkët. S’mund të mendohet pa Kosovën. BE mbetet e përkushtuar në të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kos.