Ballina Lifestyle Beckham në histori, bëhet sportisti i parë miliarder britanik

Beckham në histori, bëhet sportisti i parë miliarder britanik

53
0
British former football player David Beckham during the World Economic Forum (WEF) annual meeting in Davos, Switzerland on January 20, 2026. The World Economic Forum takes place in Davos from January 19 to January 23, 2026. Photo by Raphael Lafargue/ABACAPRESS.COM

David Beckham është bërë sportisti i parë britanik që ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderit, sipas edicionit 2026 të “Sunday Times Rich List”.

Pasuria e përbashkët e Beckham dhe bashkëshortes së tij, Victoria Beckham, vlerësohet në rreth 1.185 miliardë paund. Kjo i vendos ata ndër çiftet e famshëm më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e dytë mes figurave të lidhura me sportin, pas familjes së ish-ekzekutivit të Formula 1, Bernie Ecclestone, me një pasuri të vlerësuar rreth 2 miliardë paund.

Pjesa më e madhe e suksesit financiar të Beckham ka ardhur pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike. Përveç marrëveshjeve globale të sponsorizimit me marka si Adidas dhe Hugo Boss, ai është edhe bashkëpronar i klubit Inter Miami CF, i cili konsiderohet një nga klubet më të vlefshme të Major League Soccer, me një vlerë të raportuar rreth 1.45 miliard dollarë.