Ballina Kosovë “Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt...

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd

61
0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar në Facebook momentin e largimit të banderolës me mbishkrimin “Free Ukraine”, pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kosova duhet të respektohet dhe se Prishtina përgjigjet njëjtë sa herë që shtetësia e Kosovës nuk respektohet.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet gjithmonë njëjtë

. Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.

Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, ka shkruar Rama.