Ballina Sport Liverpooli pëson humbje të rëndë në Birmingham

Liverpooli pëson humbje të rëndë në Birmingham

58
0

Aston Villa ka siguruar biletën për në Champions League për edicionin 2026-2027.Skuadra e Aston Villës i shkaktoi humbje të rëndë Liverpoolit, me rezultat 4:2 në kuadër të javës së 37-të të Premier Leagues.

Pritej një reagim më i mirë nga Liverpooli në  stadiumin ”Villa Park” në Birmingham, por nuk i shkoi ndoresh.Për Aston Villën shënuan Rogers (42′), Watkins (57′ e 73′), McGinn (89’) dhe për Liverpoolin van Dijk (52′ e van Dijk 90+2’).

Aston Villa e zë vendin e katërt me 62 pikë, tre më shumë se Liverpooli në vend të pestë. Bournemouth është në vend të gjashtë me 55 pikë. Në rast se Bournemouth nesër humb, Liverpooli e siguron automatikisht vizën për në Champions League.