Ballina Kuriozitete Krahasohet si skenë biblike! Bletët “pushtojnë” Shtëpinë e Bardhë, videoja bën xhiron...

Krahasohet si skenë biblike! Bletët “pushtojnë” Shtëpinë e Bardhë, videoja bën xhiron e rrjetit/ VIDEO

77
0

Një skenë e pazakontë është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë ku një tufë e madhe bletësh u shfaq papritur në lëndinën veriore, duke habitur gazetarët dhe stafin e pranishëm.

Ngjarja ndodhi të premten dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku videot e “pushtimit” të bletëve u bënë virale dhe ndezën reagime të shumta ironike dhe humoristike. “Po ndodh një ‘tornado bletësh’ këtu në Shtëpinë e Bardhë”, raportoi nga vendngjarja korrespondentja e Fox News, Alexandria Hoff, ndërsa insektet lëviznin në zonën e shtypit.

Përdoruesit në rrjet kanë reaguar me komente të ndryshme, duke e krahasuar situatën me skena biblike, teori konspirative dhe madje edhe “murtaja” simbolike, ndërsa të tjerë e kanë trajtuar me humor.

Disa kanë bërë shaka për “bletë spiune”, ndërsa të tjerë e kanë lidhur situatën me paralajmërime apokaliptike. Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se një sjellje e tillë e bletëve zakonisht lidhet me ndarjen e kolonisë dhe daljen e një mbretëreshe të re, një proces natyror në ciklin e tyre jetësor.