Ballina Sport Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat

76
0

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso si trajnerin e ri të përhershëm të klubit, me spanjollin që ka firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin londinez.

42-vjeçari do të nisë zyrtarisht punën në Stamford Bridge më 1 korrik, përpara fillimit të fazës përgatitore për sezonin e ri.

Alonso vjen në krye të Chelseat pas shkarkimit të Liam Rosenior në muajin prill, ndërsa deri në ardhjen e tij skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Calum McFarlane.

Ish-mesfushori spanjoll ishte objektivi kryesor i drejtuesve të Chelseat për postin e trajnerit dhe pritet të udhëheqë një projekt afatgjatë, që synon rindërtimin e skuadrës dhe rikthimin e stabilitetit në Stamford Bridge.

Njoftimi për emërimin e Alonsos vjen në një moment të vështirë për klubin londinez, i cili aktualisht renditet në vendin e nëntë në Ligën Premier dhe po lufton për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.