Në Rodos të Greqisë, në zonën Afantou, dy gra kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor ku u përfshinë dy automjete që u përplasën kokë më kokë.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por dy gratë nuk arritën të mbijetonin dhe u konfirmuan të vdekura në vend.
Një nga drejtuesit e automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.







