Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Në njoftimin e bërë, ARRSH thotë se progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%.
Autoriteti bën me dije se kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltive në kilometrin e parë.
“Në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit, duke ofruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt”, njofton ARRSH.







