Ballina Aktualitet “Kam 15 mln lekë dëme”/ Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, karantinohet...

“Kam 15 mln lekë dëme”/ Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, karantinohet një fshat në Dajç, 20 krerë ngordhin,…

34
0

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti, duke prekur bagëtinë njësinë Dajç.

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometër. Rasti i parë i muartajës për këtë vit është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit të Dajçit.

Rreth 20 krerë dele të fermerit Sokol Volaj janë groposur ndërsa tashmë pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera dele që ka ky fermer. Rasti ka 3 ditë që është konfirmuar zyrtarisht.

Sokol Volaj thotë se “dëmi që i shkaktohet është i konsiderueshëm, sepse shkon rreth 10-15 milionë lekë të vjetra, ndërsa shpreson të dëmshpërblehet”.

Ndërkohë administratori i Dajçit, Broz Pjetrani, thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.

Përveç Dajçit drejtoria rajonale e ekstensionit bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera si shkak i rrezikut të përhapjes së murtajës. Kjo është një sëmundje që prek kafshët por që nuk transmetohet tek njeriu.

Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan 3 raste të tilla duke bërë asgjësimin e të imtave ndërsa zonat e prekura u vendosën në karantinë brenda afateve ligjore të përcaktuara.