Ballina Kronika E rëndë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik pas debatit për motive...

E rëndë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik pas debatit për motive banale

93
0

Një sherr masiv midis disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Sipas burimeve në vendngjarje, të rinjtë, pasi janë konfliktuar verbalisht, janë përfshirë edhe në dhunë fizike me njëri-tjetrin.

Shkaku, sipas të njëjtave burime, dyshohet të jetë një konflikt për motive banale, konkretisht për ngacmimin e një vajze.

Policia është vënë në ndjekje të të rinjve dhe po punon për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë konflikt.