Ballina Politika Emërim i ri në institucione/ Denar Biba në krye të Konkurrencës, miratohen...

Emërim i ri në institucione/ Denar Biba në krye të Konkurrencës, miratohen ligjet në Kuvend

76
0

Me votat e mazhorancës janë miratuar në Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës.

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë  21.3.2007” miratohet me 87 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., ‘Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019’”, miratohet me 74 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin ‘Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) –Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës’” miratohet me 88 vota pro.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese” është miratuar me 88 vota pro.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Denar Bibës Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës” miratohet me 73 vota pro.