Ballina Kronika Hetimet pasuror ndaj Belinda Ballukut – Ja pse u thirrën në SPAK...

Hetimet pasuror ndaj Belinda Ballukut – Ja pse u thirrën në SPAK vëllezërit Tare

37
0

Dy vëllezërit Agron dhe Igli Tare, janë ftuar për të dëshmuar në prokurorinë e Posaçme SPAK, lidhur me dosjen penale që lidhet me hetimin pasuror ndaj ish-zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku.

Fletë-Thirrjes i është përgjigjur pozitivisht ditën e sotme njëri nga vëllezërit, Agro Tare, pasi tjetri Igli Tare, nuk i është gjetur adresa e saktë e banimit.

Kjo është paraqitja e dytë e Agron Tares në SPAK, brenda një kohe të shkurtër.

Burimet thanë për gazetarin Elton Qyno, se këto lëvizje tregojnë se hetimet ndaj Belinda Ballukut, janë duke vijuar me shpejtësi dhe pritet që në muajt në vijim ndaj Ballukut të ketë një kërkesë të dytë nga SPAK në Parlament, për të marrë autorizimin për arrestimi e zyrtares së lartë.

Një javë më parë Agron Tare, ka qenë në SPAK dhe ka dhënë deklarime. Por seanca e parë është ndërprerë për të qartësuar disa detaje dhe shoqëruar me dokumente konkrete.

Ndaj sot ai është paraqitur sërish në prokurorinë e posaçme për të dhënë shpjegime shtesë. Ndërsa pritet që brenda këtyre ditëve në SPAK, të paraqitet dhe vëllai i tij Igli Tare, për të dhënë shpjegime.

Gjatë kësaj kohe për dosjen e Belinda Ballukut, në pyetje janë marrë dhe disa biznesmenë të njohur të ndërtimit si dhe zyrtarë të tjerë.

Agron Tare, më parë ka mbajtur detyrën e ish-drejtor i Portit të Durrësit njëherësh ish-zv/ministër i Jashtëm nga 2018 në 2022.