Policia italiane po thellon hetimet pas atentatit me dy të plagosur të ndodhur në parkingun e qytetit të Foxhias ditë më parë, ku protagonistë të ngjarjes dhe autorë të arrestuar janë një shqiptar dhe një italian, të dy të skeduar.
Media italiane zbulon se shqiptari 37-vjeçar është Erjon Rameta, i njohur edhe si “Antonio shqiptari”, i arrestuar dhe akuzuar disa herë për krime të rënda.
Erjon Rameta, i njohur si “Antonio Shqiptari”, është gjithashtu midis atyre që janë në qendër të hetimit të ri për të shtënat që ndodhën disa ditë më parë pranë parkut në Via Ugo Iarussi në Foggia.
37-vjeçari u arrestuar së bashku me një bashkëmoshatar nga Foggia, Basto, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtjes së armëve të paligjshme.
Pas sherrit nga të shtënat e pistoletave mbetën të plagosur në këmbë një çift kalimtarësh.







