Ballina Aktualitet ‘E drejta dhe e vërteta, triumfon gjithmonë’, Kalaja paralajmëron prova rrëqethëse për...

‘E drejta dhe e vërteta, triumfon gjithmonë’, Kalaja paralajmëron prova rrëqethëse për Irenën dhe ata që e mbrojnë

35
0

Pas vendimit të GJKKO për Irenën me disa mbiemra dhe pasi u vendos që të mos pranohej pushimi i hetimit, kërkuar nga SPAK, por u caktuan 20 detyra nga Gjykata për prokurorinë, ka reaguar edhe avoktaja Adriana Kalaja.

“Sot, pas një beteje të gjatë me Irenën me 5 mbiemra, 4 pasaporta dhe 2 datëlindje, por edhe me mafian të instaluar në Sistemin e Drejtësisë, GJKKO më/na dha të drejtë, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e kësaj çështje”, shkruan avokatja e njohur..

“E drejta dhe e vërteta, triumfon gjithmonë….”, vijon ajo në mesazhin e shkurtër në rrjetin social facebook, ku edhe paralajmëron nxjerrjen në dritë të fakteve të reja për Irena Gjokën dhe “ata” që brojnë atë, thotë avokatja e njohur.

Mesazhi i plotë

E drejta dhe e vërteta, triumfon gjithmonë…Sot, pas një beteje të gjatë me Irenën me 5 mbiemra, 4 pasaporta dhe 2 datëlindje, por edhe me mafian të instaluar në Sistemin e Drejtësisë, GJKKO më/na dha të drejtë, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e kësaj çështje. Madje, duke i caktuar edhe drejtimin e hetimeve, me mbi 20 detyra përkatëse, të ngritura dhe pretenduara nga unë/ne, në seancën e datës 21.04.2026. Deri në fund. Së shpejti, me prova rrëqethëse për këtë mafioze dhe ata që e kanë mbrojtur….