Ballina Europë Po lëvizte makinën mbrapsht në oborr/ Shqiptari shtyp për vdekje vajzën e...

Po lëvizte makinën mbrapsht në oborr/ Shqiptari shtyp për vdekje vajzën e tij 2-vjeçe në Itali

35
0

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeçe, humbi jetën në një aksident fatal brenda oborrit të banesës së familjes.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Bollengo, një zonë pranë Ivreas, në provincën e Torinos. Sipas raportimeve nga mediat italiane, vogëlushja Elodie Kullafi ka dalë papritur në oborr në momentin kur babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, po manovronte makinën në ecje mbrapa për ta çuar në çerdhe.

Përplasja ishte tragjike dhe i shkaktoi plagë fatale të miturës. Prindërit, të shokuar nga ajo që ndodhi, e transportuan menjëherë drejt spitalit të Ivreas, por 2-vjeçarja kishte mbërritur pa shenja jete.

Mjekët luftuan për më shumë se një orë për ta rikthyer në jetë vogëlushen, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtonin.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa lajmi ka tronditur banorët e zonës dhe komunitetin shqiptar në Itali.

Sipas mediave lokale, familja shqiptare jetonte prej vitesh në Bollengo dhe ishte mjaft e njohur e respektuar nga komuniteti. Kryebashkiaku i qytetit, Luigi Ricca, ka shprehur publikisht dhimbjen dhe solidaritetin me familjen, duke e cilësuar ngjarjen si “një tragjedi që ka prekur të gjithë komunitetin”.

Një ngjarje rrëqethëse që ka lënë pas dhimbje të pafundme dhe ka shkatërruar jetën e dy prindërve shqiptarë brenda pak çastesh.