Ballina Politika ‘Ktheni nderin atij vendi’ – Aulon Kalaja: Ktheni Fushë Krujën në bashki!...

‘Ktheni nderin atij vendi’ – Aulon Kalaja: Ktheni Fushë Krujën në bashki! Nëse s’jeni të bindur, referendum

81
0

Kryetari i PD-së së Krujës, Aulon Kalaja ka ngritur zërin për rikthimin e statusit të bashkisë për Fushë Krujën.

Gjatë një dëgjese publike mbi reformën e re territoriale, Kalaja tha se heqja e statusit të Fushë-Krujës nga bashki në njësi administrative në vitin 2015 ishte një padrejtësi e madhe për një qytet me afërsisht 50,000 banorë.

Kalaja vuri në dukje konstrastin mes “mosrespektimit” nga qeverisja qendrore të rëndësisë historike të Fushë Krujës në dallim nga ndërkombëtarët, duke kujtuar vizitën e presidenti amerikan George Ë. Bush në 2007 dhe Papa i Vatikanit në Bubq.

Kalaja theksoi se për ti kthyer dinjitetin banorëve të Fushë Krujës duhet të quhet Bashki.

“Është domosdoshmëri që t’i ktheheni nderi në atij vendi, sepse nuk u pyetëm. Në rast se ju jeni të bindur që Fushë-Kruja nuk duhet të jetë bashki, atëherë unë ju sfidoj që ne të bëjmë një referendum” theksoi Kalaja.

Fjala e Aulon Kalasë

Për mendimin tim ka një problem konceptual, e para, sepse domethënë ka një rregull në të gjithë botën, e majta dhe e djathta, e majta gjithmonë bën rilindje, kurse e djathta bën reformë.

Në gjykimin tim kjo nuk është reformë territoriale, është rilindje territoriale, sepse në rast se do të ishte reformë nuk do të mbijetonte 10 vjet.

Reforma zakonisht bëhen për 100 vite. Rilindja bëhet për një kohë të caktuar. Përsa i përket territorit, meqënëse jam tek banor i Bashkisë së Krujës, u fol për territorin. Në fakt janë disa shkolla të mbyllura.

Do e vazhdoj me malësinë e Krujës, shkolla e Cut-i-Zallës, shkolla e Mafsheqit. Do vij në Krujë me dy shkolla të mbyllura në zemër të Krujës, lagja Berbere, u mbyll edhe kopshti edhe shkolla. Shkolla e Bretit po ashtu. 8 km nga aeroporti i Rinasit, shkolla e Mallkuçit e mbyllur.

Nikla, 11 km nga Tirana pa gjimnaz, pa shkollë nëntëvjeçare. Vend shumë i jashtëzakonshëm, Mukja ku është bërë konferenca e Mukjes, siç jemi këtu sot që janë bashkuar të majtë e të djathtë, edhe ajo shkollë e mbyllur. Ky është territori.

Përsa i përket shqetësimit kryesor që kam është çështja e Fushë-Krujës.

Një vend me afër 50.000 banorë është njësi administrative. Në qoftë se i është hëngur haku një qyteti këtu në qark të Durrësit, unë gjykoj që është qyteti i Fushë-Krujës.  është e parrespektuar, nga bashki është kthyer njësi administrative.

Ne kemi qenë bashki apo jo, dhe na kthehet në njësi administrative me një të rënë të lapsit në vitin 2015, ku unë këtij komisioni mund t’i vëj në dispozicion firmat që ne kemi mbledhur atëherë që Fushë-Kruja të mos kthehet njësi administrative, por të mbetet bashki.

Kanë firmosur dhe të majtët. Është reale, i kemi ato firma, janë rreth 5200 firma. Fushë-Kruja i ka dhënë Shqipërisë kryeqytetin e parë në antikitet, Albanopolisin, nga ku ne kemi marrë emrin Albania.

Fushë-Kruja është e parrespektuar nga e majta në gjykimin tim duke u kthyer njësi administrative, por është e respektuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në 2007 erdhi presidenti George Ë. Bush.

Fushë-Kruja është e parrespektuar nga e majta duke e kthyer në njësi administrative, por është e respektuar nga Vatikani duke ardhur Papa i Vatikanit në Bubq. Dhe unë gjykoj që është domosdoshmëri, në rast se kjo reformë do të mbahet për një sukses, unë gjykoj që guri i themelit, Bashkia 62 duhet të quhet Bashkia Fushë-Krujës. Është domosdoshmëri që t’i ktheheni nderi në atij vendi, sepse nuk u pyetëm.

Në rast se ju jeni të bindur që Fushë-Kruja nuk duhet të jetë bashki, atëherë unë ju sfidoj që ne të bëjmë një referendum. Zvicra i pyet qytetarët e saj, për shembull një nga çështjet që i ka pyetur Zvicra qytetarët është, a t’ia japim nënshtetësinë Michael Schumacher-it? Dhe i ka thirrur në referendum. Në rast se ju mendoni që e fitoni referendumin, le ta bëjmë referendum. Unë gjykoj që edhe e majta edhe e djathta do të votojnë që Fushë-Kruja të jetë edhe njëherë bashki.