Ballina Ekonomia Ferr-Albania sërish nuk punon!

Ferr-Albania sërish nuk punon!

53
0

Telashet nuk kanë të sosur për bizneset, që nuk po gjejnë qetësi as pasi E-Albania prezantoi faqen e re, që supozohej të ishte më funksionale dhe me teknologji të avancuar.

Ekonomistët raportojë që shumë shërbime nuk arrijnë ti kryejnë online, ose sistemi punon me hope, duke u kthyer në një stres të vërtetë për financierët, që duhet të shpenzojnë kohë nga jeta e tyre private për të mbaruar një punë që normalisht duhet të zgjaste vetëm pak minuta.

Te platforma e faturave nuk futesh fare, thotë Erisa, ekonomiste. Nuk hapet as gjendja e arkës.

Bizneset e kanë të pamundur që të futen në E-Albania dhe të bëjnë aplikimin për regjimi të përpunimit aktiv ose pasiv, që e aplikojnë kryesisht bizneset fason.

Nëse dikush do të marrë barrë lindjet, duhet të presë deri sa ekonomisti i firmës të arrijë që bëjë aplikimin, pasi del gabim, siç duhet në foto. E njëjta gjë dhe nëse do të marrësh raport disa ditë për arsye shëndetësore.

2222.jpeg

Nuk mund të shkarkosh as kartelën e pasurisë. Dhe për aplikimet për lejet me Agjencinë e Zhvillimit të territorit, ose Bashkinë nuk ka dritare për të ngarkuar dokumentet.

Kjo, shpjegojnë ekonomistët, ndodh çdo lloj aplikimi për lejet, për njoftim punime, për aplikim akt kontrolle. Është e njëjta gjë si për aplikimet që janë në proces, po ashtu për aplikimet e reja që mund të hapësh.

Ekonomistët janë të shqetësuar se ndërsa nuk mund të ngarkosh asnjë dokument, ndërkohë skadon afati i ditëve që ke në dispozicion.

Një tjetër problem për ekonomistët që punojnë me shumë subjekte është se kur duan të dalin nga NIPT i një subjekti dhe të hyjnë te tjetri, edhe pse e mbyll platformën hapet i njëjti NIPT.

Teksa Agjencia Kombëtare për Shërbimin e Informacionit (AKSHI), që menaxhon E-albania thotë se sistemi është në rregull, për financierët, kryerja e detyrave të tyre të përditshme është kthyer në një ferr të vërtetë, që nuk duket se po merr zgjidhje./Monitor.al/