Ballina Lifestyle Merr 35 suplemente në ditë, Kim Kardashian: Ndihem e lodhur nga ilaçet

Merr 35 suplemente në ditë, Kim Kardashian: Ndihem e lodhur nga ilaçet

53
0

Kim Kardashian ka folur hapur rreth kujdesit për veten, ndërsa ishte pjesë e podkastit Good Hang të Amy Poehler.

Nëna 45-vjeçare e katër fëmijëve ka zbuluar se konsumon 35 suplemente çdo ditë për të ruajtur mirëqenien fizike.

‘Unë marr ndoshta 35 suplemente në ditë. Kam lodhje nga ilaçet. E ndalova suplementin me vaj peshku dhe bëra analizat e gjakut, dhe ishte aq e qartë saqë ndalova dhe më duhej të filloja nga e para. Do të doja të kishte si një lloj injeksioni intravenoz që mund ta bëja çdo ditë, dhe ta bëja thjesht rrugës për në punë’, tha ajo.

Kim ka qenë e kujdesshme në monitorimin e shëndetit të saj gjatë viteve. Në një episod të nëntorit 2025 të serialit ‘The Kardashians’, Kim foli hapur rreth mjekëve që zbuluan një aneurizëm në trurin e saj.

‘Bëra një skanim Prenuvo dhe më telefonuan dhe më thanë, gjithçka duket shumë mirë, por ke një aneurizëm në tru’, i tha Kim motrës së saj më të madhe, Kourtney Kardashian.