Ballina Europë Kërkohej nga Franca, arrestohet në Barcelonë/ 29-vjeçari shqiptar, kapet me pistoletën gati...

Kërkohej nga Franca, arrestohet në Barcelonë/ 29-vjeçari shqiptar, kapet me pistoletën gati për të qëlluar, dhe…

67
0

Një shqiptar i rrezikshëm është arrestuar në Barcelonë. 29-vjeçari kërkohje nga Franca për trafik droge, ndërkohë që në momentin e arrestimit i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë “gati për të qëlluar”.

Ai u kap në Passeig de Gràcia dhe mbante me vete një pistoletë Makarov të mbushur me shtatë fishekë dhe si edhe dokumente false. I dyshuari kishte në fuqi dy urdhër-arreste europiane për ndalim dhe ekstradim, të lëshuara nga autoritetet franceze për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe një urdhër arresti nga një gjykatë në Barcelonë për vjedhje automjetesh.

Agjentët e Gardës Civile e ndoqën të dyshuarin derisa arritën ta neutralizonin dhe arrestonin. Ata i sekuestruan një pistoletë të mbushur me origjinë sovjetike, e përdorur për dekada në vendet e ish-bllokut lindor dhe që përdor municion specifik 9×18 mm.

Përveç armës, i dyshuari mbante dokumente false me shtetësi greke, që i përkisnin identiteteve të tjera, si dhe 1.470 euro cash që kishte me vete. I arrestuari iu paraqit Audiencës Kombëtare përmes lidhjes telematike nga Gjykata e Barcelonës.